“Çartet” Ismeti: Qysh po keni fytyrë të reagoni për korrupsionin, ikni se na bëtë horë! - Bota Sot
“Çartet” Ismeti: Qysh po keni fytyrë të reagoni për korrupsionin, ikni se na bëtë horë!

Aktuale

“Çartet” Ismeti: Qysh po keni fytyrë të reagoni për korrupsionin, ikni se na bëtë horë!

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 11:09
Ismet Beqiri

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka reaguar ndaj fushatës që disa politikanë po e proklamojnë lidhur me çështjen e korrupsionit.

Përmes një postimi në Facebook, Beqiri ka akuzuar koalicionin PAN për keqqeverisje.

“Po shpresojm që qytetarët më nuk do t’iu besojn këtyre “lotēve të krokodilit”. Ikni se na bëtë hor…para qytetarëve dhe miqëve tonë. Nuk ka shtet të mirëfillt dhe mirëqenie të qytetarëve,pa sundim të ligjit,pa shtet ligjor”, ka shkruar ai.

Reagim i plotë:

Keto ditë dhe jo vetëm këto ditë,kemi njē reagim të fuqishëm të miqëve tonë amerikan,britanik,gjerman…për krimin e organizuar,korrupsionin,mungesën e sundimit të ligjit,nepotizmin…

E dalin “reagojn”ata qē janë kreator të këtyre të këqijave,edhe me votën e tyre,me veprimin apo mos veprimin e tyre,ata që padyshim janë ndihmesë e fortë e këtyre dëmeve të mëdha që po i bëhen shtetit dhe qytetarëve tonë.

Vërtetë e habitshme…,si kanë guxim dhe ftyrë!!!

E për koalicionin PAN-ist nuk do shumë koment,veq mirëqeverisja ka munguar.

Po shpresojm që qytetarët më nuk do t’iu besojn këtyre “lotēve të krokodilit”

Ikni se na bëtë hor…para qytetarëve dhe miqëve tonë.

Nuk ka shtet të mirëfillt dhe mirëqenie të qytetarëve,pa sundim të ligjit,pa shtet ligjor.

Edhe hajn shtetëror,i korruptuar,pjesë e krimit të organizuar,nepotist…,edhe patriotë,pushtetar i mirë,udhëheqēs i mirë,këto nuk shkojn bashkë,është vetëm një e vërtetë e jo dy..

Kosova është e vogël,secili e din për secilin,ku ka qenë e kush ka qenë dhe ku ka mbërri?disa asesi me burrni dhe ndershmëri,por me hajni dhe paligjshmëri.

Është koha e fundit të dënohen,me votë dhe para drejtësisë,pavarësisht emrit dhe “fuqisë “së tyre.

Veq shteti ligjor na nxjerr nga kjo katandisje e thellë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...