Pacolli ngushëllon pas vdekjes së ish zv.ministrit të MMPH

Aktuale

Pacolli ngushëllon pas vdekjes së ish zv.ministrit të MMPH

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:38
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ngushëlloi për vdekjen e ish- zëvendësministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi.

Rudi që ishte pjesë e Aleancës Kosova e Re shërbeu si zv.ministër në kohën e Qeverisë së Hashim Thaçit.

“Ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tonë Shpëtim Rudi, është një lajm i rëndë për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të ndanim kohë të çmuar me të. Familjes Rudi dhe të afërmve të Shpëtimit u shprehi ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe”, shkroi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat