Deputetja e Vetëvendosjes: Taksa ndaj Serbisë, nuk ka patur efektin e duhur, të hiqet më mirë

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes: Taksa ndaj Serbisë, nuk ka patur efektin e duhur, të hiqet më mirë

Nga: V.R Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:52
Vetëvendosje

Ramush Haradinaj, deputetët e AAK-së dhe këshilltarët që s’kanë të numëruar të Haradinajt, nuk lënë vend pa përmendur taksën ndaj produkteve serbe sikur ajo ishte gjëja më e mirë që i ndodhi vendit.

I të njëjtin mendim nuk është edhe deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku.

Në anën tjetër, deputetja Drita Millaku, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se taksa është vendosur pa ndonjë strategji afatgjate dhe për rrjedhoj nuk ka pas efektin e duhur.

Ajo tha se dyqanet e ndryshme në Kosovë, vazhdojnë të furnizohen me mallra serbe.

“Dihet se taksa është vendosur pa ndonjë strategj afatgjate prandaj edhe nuk ka pas efektin e duhur. Dyqanet tona janë përplot me mallra serbe bile edhe më tepër se para taksës. Kjo si rezultat i kontrabandës edhe më të madhe se që ka qenë më herët. Pra taksa iu ka konvenuar më së shumti pushtetarëve sepse dihet se një pjesë e madhe e tyre kanë lidhje me bizneset në Serbi. Pra taksë pa efekt”, tha ajo.

Millaku, tha se Kosovës i duhet të vendos një taksë që ka efekt por unë mendoj se Kosova ndaj Serbisë duhet të vendos reciprocitet.

“Reciprociteti duhet t’i përfshijë të gjitha sferat e jetës, ekonomia, tregtia, arsimi, siguria, transporti dhe efekti do të jetë më i madh”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat