Ramush Haradinaj mundohet të fitojë vota në shpinë të Sali Berishës - Bota Sot
Ramush Haradinaj mundohet të fitojë vota në shpinë të Sali Berishës

Aktuale

Ramush Haradinaj mundohet të fitojë vota në shpinë të Sali Berishës

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 14:07
Sali Berisha, Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ka publikuar një fotografi me ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në të njëjtën kohë ka cituar edhe atë.

Haradinaj në Facebook, e ka thënë deklaratën e njejtë sikurse Berisha, por vetëm për  Dukagjin.

Ai ka thënë se “Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit”, shkruan "Bota sot"

“Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit

Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!”, ka potencuar Haradinaj.

Si duket,  Haradinaj mundohet të fitojë vota në shpinë të Berishës, pasi që dihet se ky i fundit ka mjaftë simpatizant në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...