Endrit Shala tregon të vërtetën rreth aderimit të Dardan Gashit në Nismë - Bota Sot
Endrit Shala tregon të vërtetën rreth aderimit të Dardan Gashit në Nismë

Aktuale

Endrit Shala tregon të vërtetën rreth aderimit të Dardan Gashit në Nismë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 12:55
Endrit Shala tregon të vërtetën rreth aderimit të Dardan Gashit në Nismë

Endrit Shala, nga Nisma Socialdemokrate ka demantuar lajmin se Dardan Gashi, i është bashkuar këtij subjekti politik.

 Gjatë ditës së sotme në medie u raportua se për shkak se zëvendëskryeministri në detyrë, Dardan Gashi, i cili është nga radhët e Listës së Rugovës, i është bashkuar Nismës Socialdemokrate, pasi që udhëheqësi i kësaj Liste, Ukë Rugova ka vendosur t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një gjë e tillë është mohuar nga përfaqësuesit e Nismës Socialdemokrate.

Endrit Shala, ministër në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë e ka mohuar këtë.

“Nuk është aspak e vërtetë që zëvendëskryeministri në detyrë, Dardan Gashi, i është bashkuar Nismës”, ka thënë shkurt Shala.

Theksojmë se, Lista Rugova është themeluar 2009 e udhëhequr nga Ukë Rugova, ajo fillimisht kishte garuar me AAK-në, pastaj me LDK-në përmes Teuta Rugovës.

Kjo Listë ka qenë dy herë pjesë e koalicionit qeverisës duke u përfaqësuar me ministra dhe zëvendësministra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...