Vetëvendosje edhe një herë mesazh LDK-së se nuk ia jep kandidatin për kryeministër - Bota Sot
Vetëvendosje edhe një herë mesazh LDK-së se nuk ia jep kandidatin për kryeministër

Aktuale

Vetëvendosje edhe një herë mesazh LDK-së se nuk ia jep kandidatin për kryeministër

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 22:10
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë sot se Albin Kurti duhet të jetë kandidat për kryeministër nëse LDK dhe Vetëvendosje arrijnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Haxhiu, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se Vetëvendosje ka dyshim në aftësitë e LDK-së për t’i çuar përpara proceset e mëdha.

“Nuk kemi besim se dikush nga LDK-në mundet me i dërgu proceset përpara, prandaj Albin Kurti duhet të jetë kandidat për kryeministër”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se në koalicionin e mundshëm me LDK-në “duhet të diskutojmë për problemet e Kosovës, papunësinë, varfërinë dhe problemet e brendshme.

“Këto janë tema të rëndësishme, para së të flasim për poste”, ka deklaruar Haxhiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...