Thaçi: Bajram Rexhepi tha kontributë të çmuar për forcimin e institucioneve të Kosovës

Aktuale

Thaçi: Bajram Rexhepi tha kontributë të çmuar për forcimin e institucioneve të Kosovës

Nga: M.H Më: 21 gusht 2019 Në ora: 09:29
Bajram Rexhepi

President i vendit Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi në dy-vjetorin e vdekjes së tij.

Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë që Rexhepi ishte humanis, doktor lufte dhe se do jemi krenarë gjithmonë për kontributin e tij për institucionet e Kosovës.

Postimi i plotë

Në përvjetorin e dytë të vdekjes, sot përkujtojmë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi: si humanist, doktor i luftës, kryetar komune, ministër dhe kryeministër. Jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë, pavarësinë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat