Thaçi e Daka merren vesh për zgjedhjet e reja, nuk tregojnë datë

Aktuale

Thaçi e Daka merren vesh për zgjedhjet e reja, nuk tregojnë datë

Nga: A.Zh Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:09
Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Valdete Dakën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. 

Në këtë takim, sipas njoftimit nga Presidenca, është biseduar për përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve, pas paralajmërimit te partive politike parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, nesër me 22 gusht.

Thaçi ka theksuar se menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pas dekretimit të datës së zgjedhjeve, është e rëndësishme që të bëhen përgatitjet për të siguruar një proces fer dhe demokratik të zgjedhjeve.

“Duhet të bëhen të gjitha përgatitjet teknike, profesionale si dhe të sigurohen mjetet buxhetore, për të organizuar një proces zgjedhor, i cili përmbush kriteret më të larta demokratike”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se edhe në këto zgjedhje duhet të ketë monitorim profesional nga organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe mediat.

Nga ana tjetër, Daka, ka thënë se tashmë kanë filluar të bëhen përgatitjet teknike për organizimin e zgjedhjeve demokratike në Kosovë, pas shpërndarjes së Kuvendit dhe pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat