Haki Abazi zbulon bisedat me drejtuesit e LDK-së që e kishin ftuar në parti - Bota Sot
Haki Abazi zbulon bisedat me drejtuesit e LDK-së që e kishin ftuar në parti

Aktuale

Haki Abazi zbulon bisedat me drejtuesit e LDK-së që e kishin ftuar në parti

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:11
Haki Abazi

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një intervistë për emisionin ‘Pressing’, ka treguar se kishte pasur bisedë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe me ish-kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Avdullah Hotin. Ai gjithashtu shtoi se pas shpërbërjes së kuvendit do të intensifikohen përpjekjet për një koalicion mes LDK’së dhe VV’së.

“Unë personalisht kam pasur bisedë me Isa Mustafën, menjëherë pas rënies së qeverisë Mustafa në vitin 2017” tha Abazi duke shtuar se “ kemi biseduar se si të vazhdojmë tutje”.

Ai tha se takimi me Isa Mustafën në vitin 2017 ka qenë një takim i ngrohtë dhe një bisedë e sinqertë.

“Bisedë ishte e ngrohtë me Mustafën. Pas takimit tim ka qenë vendimi i LDK’së që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër. Kemi pasur biseda që unë të kyçem në LDK gjatë procesit zgjedhor” tha Abazi.

Abazi gjithashtu shtoi se në LDK ekzistojnë dy grupe të mëdha. Të rinjtë dhe të vjetrit.

“Brenda LDK’së ka njerëz që janë në nga koha e presidentit Rugova. Ata mendojnë se e bartin idenë e meritokracisë” tha ai.

Ndërsa për takimin me Avdullah Hotin, Abazi tha se para rrëzimit të Qeverisë Mustafa, ai ia kishte dhënë paralajmërimin Hotit, duke i thënë se duhet të tërhiqen ata përpara se t’i rrëzojnë të tjerët.

“Avdullah Hotit i kam thënë së është e qartë se qeveria po bie. Më mirë tërhiquni e tregoni popullit që kjo qeveri nuk shkon më” tha ai duke shtuar se “Haradinaj ka bërë mirë që ka dalë e ka thënë që ky partner nuk bën më e nuk është i besueshëm” shtoi anëtari më i ri i VV’së.

Abazi gjithashtu shtoi se me rëndësi është që dy forcat më të mëdha politike, LDK dhe VV të bashkohen për ta ndaluar të keqen dhe shpërbërjen e shtetndërtimit. /GazetaExpress/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...