Labinot Tahiri e Resul Sinani nesër aderojnë në këtë parti politike

Aktuale

Labinot Tahiri e Resul Sinani nesër aderojnë në këtë parti politike

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 00:03
Labinot Tahiri e Resul Sinani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri nesër pritet të aderoj në partinë e Ramush Haradinajt, AAK.

Këtë e kanë konfirmuar burime të medias brenda AAK-së.

“Po është çështje e kryer, Labinot Tahiri, do të jetë pjesë e AAK-së”, ka thënë ky burim.

Por partia e ish kryeministrit nuk ndalet me kaq.

Të enjten në radhët e AAK-së do të bashkohet edhe ish gazetari dhe ish zyrtari i NISMA-s, Resul Sinani.

“Tahiri e Sinani do të jenë pjesë e AAK-së”, ka rrëfyer burimi.

Kujtojmë se ditëve të fundit, aderimet janë bërë modë, derisa sot, një të tillë e kishte zyrtarizuar edhe aktori, Jeton Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat