Jakup Krasniqi: Problemet në shtet i kanë krijuar shqiptarët e jo ndërkombëtarët - Bota Sot
Jakup Krasniqi: Problemet në shtet i kanë krijuar shqiptarët e jo ndërkombëtarët

Aktuale

Jakup Krasniqi: Problemet në shtet i kanë krijuar shqiptarët e jo ndërkombëtarët

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 00:26
Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismas Socialdemokrate ka deklaruar se problemet e ndryshme, pa dija, dhe jo vendosmëria që ka vazhduar pas Pavarësisë, është faji i shqiptarëve që kanë mashtruar dhe vazhdojnë të mashtrojnë ende.

Ai përmes një statusi në Facebook u shpreh se kur shqiptarët të ngritin përgjegjësinë e tyre për të zgjedhur njerëzit e duhur për drejtimin e shtetit dhe kur liderët e kërkojnë votën për të qeverisur për interesin e kombit, për ndërtimin e shtetit të së drejtës atëherë ndryshimin e progresin nuk mund ta ndal askush.

Statusi i tij i plotë:

PROBLEMET NUK NA I KANË KRIJUAR TË HUAJTË

Miqtë (apo të huajtë siç po i quan dikush) na kanë ndihmuar dhe na kanë ndihmuar shumë në rrugën e lirisë e pavarësisë dhe për ketë duhet t’ju jemi shumë mirënjohës.

Problemet e ndryshme, pa dija, jo vendosmëria për arsyje krejt meskine, që ka vazhduar pas Pavarësisë, është kryekreje faji i shqiptarëve që kanë mashtruar dhe vazhdojnë të mashtrojnë edhe sot e gjithë ditën.

Kur shqiptarët ta ngrisin përgjegjësinë e tyre për të zgjedhur njerëzit e duhur për drejtimin e shtrit, kur liderët e kërkojnë votën për të qeverisur për interesin e kombit, për ndërtimin e shtetit të së drejtës, kur segmentet shoqërore e intelektuale vihen në shërbim të kombit e mediet në shërbim të ndryshimit, ndryshimin e progresin nuk mund ta ndal askush!

Ndryshimin nuk mund ta ndal askush, por vetëm me kushtin që hapësira në asnjë segment të shoqërisë, mos t’ju ipet matrapazve mashtrues, rrenacakëve e përgojuesve, të padijshmëve muskuloz e grabitësve të vullnetit e të parasë publike!

Ndryshimin e sjellin njerëzit e përkushtuar, njerëzit që kanë dije e dashuri, përkushtim e vendosmëri për t’i shërbyer kombit e shtetit!

NISMA Socialdemokrate e ka dashurinë e përkushtimin për lirinë drejtësinë sociale e solidaritet mes njerëzve!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...