Edhe Shpend Ahmeti e dëgjon Albin Kurtin ‘live’ në Facebook - Bota Sot
Edhe Shpend Ahmeti e dëgjon Albin Kurtin ‘live’ në Facebook

Aktuale

Edhe Shpend Ahmeti e dëgjon Albin Kurtin ‘live’ në Facebook

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 21:36
Albin Kurti

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, bashkë me mijëra qytetarë janë duke e ndjekur drejtpërdrejtë një adresim të Albin Kurtit nga rrjeti social Facebook.

Ahmeti, i cili u largua nga Lëvizja Vetëvendosje në fillim të vitit 2018, po ndjek drejtpërdrejt bashkëbisedimin e Kurtit me qytetarët nga Facebook’u.

Kurti dhe liderët e tjerë kanë nisur para-fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fund të muajit shtator.

Image

Deri tash Kurti ka folur për sistemin e Drejtësisë e veçmas për ish-prokurorin special, Elez Blakaj, i cili u largua nga Kosova pasi hetoi listat me vetëranë të rrejshëm dhe mori kërcënime për këtë.

Lideri i VV’së u përgjigje edhe në pyetjet për zhvillimin ekonomik, trajtimin e të moshuarve e të rinjve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...