Blerand Stavileci: Partitë tjera i frikohen PDK-së - Bota Sot
Blerand Stavileci: Partitë tjera i frikohen PDK-së

Aktuale

Blerand Stavileci: Partitë tjera i frikohen PDK-së

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 19:55
Blerand Stavileci

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se partitë tjera i frikohen PDK-së, prandaj dëshirojnë të bëjnë koalicione parazgjedhure.

Në emisionin Info Magazine, ai ka thënë se një koalicion midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të mund ta luftonte korrupsionin dhe nepotizmin.

“Qytetarët e dinë se ne si parti ka pothuajse dy vjet që ndodhemi në ciklet zgjedhore. E dini që mbi 70 mijë njerëz i janë bashkuar PDK-së”.

“Ne kemi mbajtur takime të rregullta edhe me Këshillin Drejtues. Sot do të diskutohen temat aktuale, pra përgatitja dhe mobilizimi për zgjedhjet që pritet të mbahen shumë shpejt. Shumë kohë para se të shpërbehet Qeveria dhe Kuvendi ne kemi nisur me një vrull të madh luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zhvillimit ekonomik”.

“Përderisa subjektet tjera harxhojnë shumë kohë duke i treguar vijat e kuqe. Ne e kemi theksuar se e kemi vetëm një vijë të kuqe dhe ajo është kundër korrupsionit dhe Serbisë”.

“Kadri Veseli është i vetmi lider që ka marrë vendime konkrete në këtë drejtim. PDK me kryetarin Veseli është e vetmja parti që deri sot ka larguar nga detyra personat me aktakuza. Është i vetmi lider që para tre vjetësh e ka përfunduar me sukses lirimin e pronave të uzurpuara”.

“Tashmë është e dëshmuar që PDK ka arritur sukses në këtë drejtim. Ndërsa partitë tjera nuk i kanë larguar personat me aktakuza nga pozitat zyrtare”.

“Ne nuk na intereson se a do të bëhet koalicioni LDK-VV dhe nuk jemi të sigurt se çfarë mund të prodhojë një koalicion i tillë. Ky koalicion nuk do të mund ta luftonte korrupsionin dhe nepotizmim, sepse në njërën prej tyre ka persona që udhëheqin pozita të larta dhe janë të akuzuar dhe në tjetrën ka aq shumë ka nepotizëm. Ne jemi të vetëdijshëm për nivelin e nepotizmit në Komunën e Prizrenit”.

“PDK duke e ditur nivelin e organizimit të saj dhe përkrahjen që e gëzon, duke e ditur se është e vetmja adresë e besueshme, ka prodhuar një besim shtesë tek këta të rinj që po na bashkohen”.

“Partitë tjera e ndjejnë frikën e PDK-së, prandaj dëshirojnë që të bëjnë koalicion me parti tjera”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...