Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në emisionin ka thënë se e mbështet fuqishëm Fatmir Limajn për kryeministër.
Sinqeriteti në politikë është pjesë e edukatës politike dhe ajo duhet të dominojë, ka thënë Pacolli.
“Vota e qytetarit nuk do të jetë e humbur, është një votë e ndryshimit, që do të sjell një orientim tjetër politik”.
“Ne jemi të përcaktuar për kryeministrin, do të jetë zoti Limaj, që e mbështes fuqishëm, nuk besoj se do të ketë ndonjë pikë që do të na ndal nga implementimi i ideve tona”, tha ai në RTV Dukagjini.
“Nuk jemi këtu për interesat tona, jemi pa asnjë skandal në ministritë tona, aty ku kemi vërejtë se ka diçka, kemi ndërmarrë masa”.
“Ky koalicion të jetë një nismë dhe një shembull që të shërbejë edhe për të ardhmen”.