Ish-ministri që iu bashkua AAK-së: Haradinaj tregoi se ky vend ka zot shtëpie

Aktuale

Ish-ministri që iu bashkua AAK-së: Haradinaj tregoi se ky vend ka zot shtëpie

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 08:12
Bajram Hasani

Anëtari i kryesisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Hasani, ka thënë se është e dukshme rritja e kësaj partie në Anamoravë dhe në tërë Kosovën.

Ai beson se në këto zgjedhje qytetarët e këtij rajoni do ta mbështesin Aleancën dhe bashkë do ta mundësojnë zhvillimin e Anamoravës.

Në një intervistë dhënë për media, Hasani ka thënë se AAK-PSD është koalicion i fitores.

Pritjet për këtë fitore ai i bazon në qeverisjen e mirë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se Qeveria Haradinaj ka vendosur baza të rëndësishme për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Hasani ka thënë se kryeministri ka vendosur një standard të ri në politikëbërje në Kosovë duke ndërmarrë veprime që treguan se ky vend ka zot shtëpie.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë është shprehur i gatshëm të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat