Veseli: Falë njerëzve të pa korruptuar është rritur buxheti i shtetit

Aktuale

Veseli: Falë njerëzve të pa korruptuar është rritur buxheti i shtetit

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 12:13
Kadri Veseli

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave Bedri Hamza gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një vizitë në Doganën e Kosovës ku u njoftuan për të arriturat e institucioni.

Ish kryeparlamentari, Kadri Veseli  konsideron se Dogana e Kosovës është  institucioni më vital dhe profesional i cili falë njerëzve të pa korruptuar ka arritur ta rrisë buxhetin e Kosovës.

Sipas tij,  falë sukseseve të Doganës është arritur rritja e  pagave në shumë sektore.

Veseli u shpreh se drejtimi i Kosovës duhet të jetë me njerëz të pa korruptuar dhe që janë të vendosur ta mbrojnë ligjin.

Veseli: Ministri dhe drejtori i pa korruptuar kanë ndikuar në rritjen e buxhetit

“Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, krimit të organizuar është jo vetëm e drejtë, por është edhe e vlefshme. Ne po flasim vetëm duke iu referuar kësaj që tha ministri i Financave se cili ka qenë efekte i një ministri të pa korruptuar edhe një drejtor i Doganave i pa korruptuar, 700 milionë euro për buxhetin e Republikës së Kosovës me të cilin e kemi ruajtur stabilitetin makroekonomik, edhe pse janë rritur investimet kapitale kemi ruajtur deficitin buxhetor është 17.1 për qind nga ardhja e ministrit Bedri, kemi rritur pagat dhe kemi mundësi prapë me këto 700 milionë euro të cilat janë kursyer nga abuzimet dhe keqpërdorimet dhe nga puna jashtëzakonisht efikase në mënyrë të veçantë e Doganave të Kosovës të rrisim buxhetin tonë, ta forcojmë shtetin, të investojmë edhe në Polici edhe tek pensionistët, të investojmë edhe në ngritjen e pagave edhe të sektorit shëndetësor edhe të sektori të arsimit dhe në shumicën e sektorëve tjerë. Ky është drejtimi që duhet ta ketë Kosova njerëz të pa korruptuar, njerëz që janë të vendosur me mbrojt ligjin edhe të cilët kanë partneritet ” ,tha ai. 

Në anën tjetër ,ministri i Financave, Bedri Hamza  deklaroi se nga Dogana e Kosovës në vitin 2019 është rritur buxheti i Kosovës për 700 milionë euro.

Hamza tha se falë punës së Doganës së Kosovës Kosova e ka përforcuar pozitën e qëndrueshmërisë e stabilitetit makrofiskal dhe likuiditetin e shtetit.

Hamza: Sukseset e Doganës ndihmuan prodhuesit vendorë

“Nëse i shikojmë të dhënat dhe i referohemi statistikave del se buxheti i Kosovës në raport me vitin 2017, pjesën e ekzekutimit të vitit 2017 dhe dhe pjesën e planifikimit të vitit aktual kemi një rritje prej 700 milionëve. ..Këto janë arritur jo me normal të reja tatimore, jo me tatime të reja por me lirime që kryesisht kanë shkuar në drejtim të ndërmarrjeve prodhuese dhe të eksportuesve. Prandaj, kjo është rritje e formalitetit është luftim i dukurive negative, dogana është një institucion jashtëzakonisht mirë i ndërtuar dhe është model edhe për vendet tjera dhe unë jam i sigurt që përkrahja e institucioneve do jetëe vazhdueshme”, theksoi Hamza.

Drejtoi i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se gjatë këtij takimi ish-kryetarin e Kuvendit dhe ministrin  në detyrë të Financave e ka njoftuar për kapacitetet e Doganës së Kosovës dhe disa nga të arriturat e këtij institucioni.

Berisha: Të arriturat e Doganës kanë ndodhur për shkak të përkrahjes institucionale

“Jemi në një javë të rëndësishme të Doganës së Kosovës ku po festojmë 20 vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës. Treguam për të gjitha sukseset të cilat i kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve. E gjithë kjo punë dhe gjithë këto suksese të Doganës janë arritur falë përkrahjes që kemi nga institucionet e Republikës së Kosovës, nga parlamenti fillimisht sepse fillimisht duhet të krijohet baza ligjore për operim të institucioneve, por edhe për përkrahje , por gjithashtu edhe në aspektin e ministrisë së Financave në baza ditore të cilat kemi përkrahje në misionin ditor në arritjen e objektivave tona” ,tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat