Kelmendi: Me Vjosën kandidate, Isa Mustafa & Co. i kanë vënë në shumë siklet partitë e tjera

Aktuale

Kelmendi: Me Vjosën kandidate, Isa Mustafa & Co. i kanë vënë në shumë siklet partitë e tjera

Nga: G.B Më: 26 gusht 2019 Në ora: 17:04
Isa Mustafa

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas vendimit të LDK-së që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se me këtë lëvizje Ista Mustafa & Co. I kanë vënë në siklet partitë tjera, përcjell Bota sot.

Me këtë vendim, Kelmendi thotë se LDK edhe njëherë po tregon se është më e pjekur se partitë tjera të mëdha.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kjo do të thotë se LDK-ja edhe një herë po tregon se është shumë më e pjekur politikisht se të gjitha partitë e tjera “të mëdha”.
Me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, LDK-ja për herë të dytë po e vë një person që nuk është kryetar i partisë për postin më të rëndsishëm të vendit; për herë të parë e cakton një grua si kandidate për kryeministre; si dhe po tregon se ka fuqinë t’i lë prapa vetes mospajtimet e hatërmbetjet personale.
Me këtë lëvizje, Isa Mustafa & Co. i kanë vënë në shumë siklet partitë e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat