Xhelal Sveçla akuzon LDK-në për mos sinqeritet

Aktuale

Xhelal Sveçla akuzon LDK-në për mos sinqeritet

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 14:13
Xhelal Sveçla

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, akuzoi LDK-në për mos sinqeritet karshi kërkesave transparente të partisë së tij në lidhje me koalicionin parazgjedhor.

Ai tha madje e quajti vendim të pakoordinuar dhe tinëzar atë të LDK-së për të nxjerr kandidat për kryeministër e sipas Sveçlës kjo tregoi se ata nuk duan kolaicion parazgjedhor.

Postimi i plotë i Xhelal Sveçla

Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor.

Kjo sjellje e LDK vazhdon qysh prej një viti, me hezitim e mos-sinqeritet përballë kërkesave transparente e publike të VV për bashkëpunim. Dhe është pikërisht kjo tinzari e LDK që e ka zvogëluar këtë subjekt 10% më pak në sondazhe brenda një viti, ndërkohë që ka rritur VV me të njëjtën margjinë.

Tash, mbetet të shpresojmë që të paktën e mbajnë fjalën për të shkuar në zgjedhje vetëm.

Populli ka marrë vendimin për ndryshim, Vetëvendosje prin, Albini është politikani më i votuar dhe më i mbështetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat