Time Kadrijaj e ashpër ndaj Pacollit: Ti nuk do të jesh më, ke mbetur me një deputet

Aktuale

Time Kadrijaj e ashpër ndaj Pacollit: Ti nuk do të jesh më, ke mbetur me një deputet

Nga: G.B Më: 28 gusht 2019 Në ora: 11:19
Behgjet Pacolli

Ish deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj Behgjet Pacollit, i cili ka thënë se ushtria është mashtrim dhe se taksa do të hiqet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo i ka rikujtuar Pacollit se këto tema janë të kryera, duke i thënë se ti nuk do të jesh më dhe se ke mbetur me një deputet.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Po e dëgjoj Bexhetin se taksa ndaj Serbisë do të hiqet, se ushtria është mashtrim etj. Behgjet po ta rikujtojë se këto janë tema të kryera tashmë edhe shumë tjera do kryhen, por ti nuk do jesh më. Ke mbetë me një deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat