Nitaj: AAK ka dalë veç 2 për qind nën partinë e parë, pa PSD-në

Aktuale

Nitaj: AAK ka dalë veç 2 për qind nën partinë e parë, pa PSD-në

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:35
Muharrem Nitaj

Muharrem Nitaj i AAK’së, thotë se në sondazhin e fundit, pa PSD’në AAK ka qenë vetëm 2 për qind nga vendi i parë. Ai thotë se me PSD’në dalin partia e parë.

“Koalicioni AAK-PSD ka gjasa reale të jetë favorit në këto zgjedhje. Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e kanë nxjerr nën 2 për qind nën pozicionin e parë. Sondazhi është kry me datën 31 korrik, por nuk e ka pasë të përfshirë edhe PSD’në. Duke i mbledhur dy rezultatet, ky sondazh e nxjerr koalicionin AAK- PSD të parin në përqinej”, ka thënë Nitaj në Pressing.

Ndryshe edhe Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti thotë se beson se koalicioni AAK-PSD do të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Synimi është t’i fitojmë zgjedhjet dhe ky system zgjedhor ku koalicioni që del i pari para zgjedhjeve i përcakton disa parametra pas zgjedhjeve atëherë besoj se është e arsyeshme qe ne me Aleancën të synojmë fitore. Besoj se dallimi mes subjekteve AAK-PSD, LDK –VV dhe PDK është dallim në përqindje të vogël dhe mendojmë se me programin qeverisës që do ta prezantojmë dhe me atë se si i kemi mbrojtë disa gjana mendoj se mund të dalim të parët”, ka thënë Ahmeti në Debat Plus.

Ahmeti ka folur edhe për qëndrimet në të kaluarën ndaj zyrtarëve të sotëm të PSD’së ndaj Aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat