KMDLNJ: Të mos rrezikohet afati i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme - Bota Sot
KMDLNJ: Të mos rrezikohet afati i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme

Aktuale

KMDLNJ: Të mos rrezikohet afati i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të mbahen në afatin e caktuar më 6 tetor, me qëllim të përshpejtimit të formimit të institucioneve të reja, ndërsa ka paralajmëruar se çdo shtyrje eventuale e tyre do ta dëmtonte rëndë procesin.

KQZ ka kërkuar rreth 6 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve, alokimi i të cilave mjete ende nuk është bërë dhe ky institucion ka paralajmëruar se nuk do ta marrë asnjë veprim para se t’i kenë paratë në xhirollogari.

Ministria e Financave ka deklaruar se i kanë mjetet e ndara, por janë në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën për sqarim që e ka bërë Ramush Haradinaj për kompetencat e qeverisë në dorëheqje.

KMDLNJ konsideron se Kushtetuesja duhet ta trajtojë kërkesën e kryeministrit në dorëheqje me prioritet të lartë sikur që edhe KQZ duhet të tregojë më shumë fleksibilitet për faktin se mjetet për zgjedhje janë të ndara dhe se transferimi i tyre mund të vonohet për disa ditë dhe jo më shumë.

Nëse Gjykata Kushtetuese vonon me një përgjigje, nëse KQZ nuk ka vullnet të organizojë zgjedhje “ veresi”  dhe nëse Ministria e Financave është e vendosur që “ta respektojë ligjin duke mos i ndarë mjetet”, atëherë sipas KMDLNJ-së, shtyrja e afatit për mbajtje të zgjedhjeve është e pashmangshme dhe “prapa kësaj është një qëllim politik që duhet të parandalohet me çdo kusht”.

“Asnjë shtet  apo vend normal nuk e rrezikon funksionimin e shtetit apo vendit duke u larguar nga përgjegjësitë që i takojnë aq më parë që formimi i qeverisë së re në Kosovë mund të zgjasë 6 -8 muaj. Edhe në shtetet tjera kemi situata të ngjashme, por nuk rrezikohet funksionimi i shtetit dhe nuk ka dallime në kualitetin e shërbimeve midis qeverisë para dorëheqjes apo shkarkimit dhe pasi kanë ndodhur këto procese. Në këtë kontekst, edhe kjo qeveri e dorëhequr duhet të kryejë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, me të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë që ka”, përfundon reagimi i KMDLNJ-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...