Zeka: PEK a ka gati listën për zgjedhje me 60 kandidatë për deputetë

Aktuale

Zeka: PEK a ka gati listën për zgjedhje me 60 kandidatë për deputetë

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 18:30
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se nuk do të bashkohet me asnjë parti para zgjedhjeve.

Ai i ka quajtur si të pavenda koalicionet që janë arritur deri tash në vend.

“Është shokues koalicioni në mes të AKR-së dhe PSD-së, sikur ai mes AAK-së dhe PSD-së. Është i pakuptimtë koalicioni i mundshëm LDK-VV. Janë të pakuptimta sepse ka çarje, akuza për tradhti, për argatllëk, haraç, vrasje etj. Me ata njerëz nuk mund të shkosh në koalicion”.

“Ka dikush në këtë botë që ka moral dhe vlerë dhe nuk është politikë apo prostitucion ballkanik. PEK ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje sepse edhe programi ynë dallon në vija të trasha me programet e të gjitha partive tjera”, ka thënë Zeka.

Sa i përket vendimit të PEK që të shkojë e vetme në zgjedhje dhe gjykimit se mund të ketë sukses, Zeka në Klan Kosova ka bërë krahasim me ngjarje të mëdha.

“Në rrafshin nacional kam argumente të jem optimist, si Demonstratat e vitit 1981, krijimi i LDK-së – kur njerëzit janë tallë me Ibrahim Rugovën, kur e ka bërë grupin luftarak Adem Jashari njerëzit janë tallë me të edhe me grevën e Minatorëve të Trepçës”.

Zeka ka konfirmuar se sot partia e tij ka përfunduar përpilimin e listës për zgjedhjet e 6 tetorit dhe ka dhënë disa prej emrave që i kanë bashkuar në parti.

“Sot kemi rrumbullakuar listën me 60 kandidatë për deputetë në mesin e tyre janë 19 femra. Janë personalitete edhe burrat edhe gratë që i kemi në listë. Kemi aderime, në Kaçanik, një profesoreshë të nderuar, Ferizaj kemi drejtorë shkollash, në Gjilan po ashtu kemi personalitete nga muzika dhe biznesi si profesor Avdullah Geci, pastaj Xhafer Ismajli, nipi i prof Ali Gashit i cili ka qenë prof i babit tim. Edhe në Mitrovicë një profesoreshë të nderuar, kemi personalitete në Prizren dhe Pejë që po na bashkohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat