Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ishte mysafir i hasjanëve.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Dyert e familjeve hajsane ishin përherë të hapura për luftëtarët e lirisë.
Postimi në Facebook:
Mysafir i hasjanëve, mikpritja e të cilëve është gjithmonë e përzemërt dhe bujare. Kam kaluar shumë ditë e net gjatë luftës në familjet hasjane. Dyert e tyre ishin përherë të hapura për luftëtarët e lirisë. Bashkë ishim në luftë dhe bashkë jemi edhe në paqe, në përpjekje për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë dhe vendin tonë.