Këshilltari i Pacollit tregon se a do të bëjë AKR koalicion me PDK-në

Aktuale

Këshilltari i Pacollit tregon se a do të bëjë AKR koalicion me PDK-në

Nga: G.B Më: 30 gusht 2019 Në ora: 13:27
Jetlir Zyberaj

AKR ka bërë koalicion parazgjedhor me Nismën për Kosovën.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se janë gati për zgjedhje me koalicionin me Nismën dhe se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në e as partitë tjera, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

AKR është në një koalicion me NISMA me qëllim që t'u ofrojë qytetarëve të Kosovës një alternative të qeverisjes që ofron zhvillim ekonomik, thellimin e partneritetit me Perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit.
AKR mund dhe do ta ofrojë këtë alternative për qytetarët.
Kjo është arsyeja pse ne nuk do të hyjmë në ndonjë koalicion tjetër parazgjedhor, veçanërisht jo me PDK-në. Ne jemi gati për zgjedhje me koalicionin tonë me Nismën dhe partnerët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat