Dështimi i koalicionit VV-LDK, Albulena Haxhiu nis përplasjen mes dy partive

Aktuale

Dështimi i koalicionit VV-LDK, Albulena Haxhiu nis përplasjen mes dy partive

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 22:56
Albulena Haxhiu

Pas dështimit të negociatave për koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë nisur përplasjet mes dy partive që gjatë legjislaturës së gjashtë ishin opozitë e pushtetit.

Albulena Haxhiu, anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar LDK-në për “mbytje të vullnetit të popullit”. Ka përmendur pazaret e kushtet parazgjedhore, që sipas saj, LDK i ka vendosur Vetëvendosjes.

“Meqë e dijnë se si ka vendosur populli, tentojnë që këtë vullnet të popullit ta mbysin me pazare e kushte parazgjedhore për emrin e kryeministrit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se qytetarët nuk do të lejojnë pazaret.

“Besimi që ta jep populli, është mbi gjithçka tjetër dhe nuk lejojmë që këtë besim ta përmbysin pazaret”, është shprehur Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat