Haki Abazi zbulon opsionin e Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Haki Abazi zbulon opsionin e Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: N.Sh Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:04
Haki Abazi dhe Albin Kurti

Haki Abazi, i cili tashmë i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar opsionin e këtij subjekti politik.

Qëllimi kryesor është opsioni i ç’kapjes së shtetit, ndërsa ka treguar edhe opsionet tjera si zhvillimi dhe punësimi, drejtësia e pavarur, opsionin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kundër zhvatjes dhe nepotizmit e shumë opsione të tjera.

Abazi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, Lëvizja Vetëvendosje kurrë nuk ka bërë kompromis me interesin e shtetit dhe qytetarëve.

Postimi i plotë:

LVV opsioni i vetëm i çkapjes së shtetit

Zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë vetëm listë e partive dhe indivdëve, por, është referendum për opsionin e vetëm ndryshe, nga jo që kemi parë që 20 vjet:

Opsioni për zhvillim me punësim, drejtësi të pavarur, prosperitet dhe kthim të dinjitetit, mbrojtjen e vlerave kulturore e artisike, mbrojtjen e lumenjëve, ujit dhe ajrit e shëndetit publik, për diplomacinë profesionale e moderne. Ky opsion është kundër krimit dhe korrupsionit, kundër zhvatjes dhe nepotizimit, kundër shpërdorimit të parasë publike dhe punësimit pa kriter, kundër gjunjëzimit të qytetarëve dhe kushtëzimeve, kundër shpërfilljes së akademikëve, kundër përzërjes së qytetarëve, kundër dhunës ndaj grave, dhe kundër izolimit të qytetarëve që është pasojë e keqqevrisjes.

Ky është opsioni i udhëhqur nga Lëvizja VV me qartësinë qeverisëse, e cila nuk ka bërë kurrë kompromis me interesin e shtetit dhe qytetarëve. Ky është opsioni i vetëm që ka vizion dhe e ka vendosur në qendër qytetarin dhe interesin e vendit.

Ky opsion është edhe pritja që kanë përkrahesit tanë të shteteve, që e kanë pranuar Kosovën dhe që presin Kosova të rregulloj punët brenda, për tu bërë e denjë t'i bashkohet familjes Euro-Atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat