Krasniqi: Pasaktësia e listës së votuesve, hallka më e dobët në procesin zgjedhor

Aktuale

Krasniqi: Pasaktësia e listës së votuesve, hallka më e dobët në procesin zgjedhor

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:29
Albert Krasniqi

Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi ka thënë se pasaktësia e listës së votuesve në Kosovë është hallka më e dobët në gjithë procesin zgjedhor, gjë që minon besimin e publikut në zgjedhje.

Ai ka shkruar në Facebook se një listë e saktë e votuesve mund të bëhet shumë lehtë.

“Mjafton të ketë pak vullnet edhe bashkëpunim në mes të institucioneve shtetërore”, ka shkruar ai.

Sipas tij, një prej metodave të manipulimit të zgjedhjeve që është përdorur në Rusi gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, ka qenë votimi i shumëfisht (carousel voting).

Krasniqi ka thënë se personat që kanë votuar më shumë se njëherë e kanë pasur të ngjitur në pasaport një simbol të mollës, që ka qenë mesazh për komisionerët e partisë në pushtet “United Russia” që t’u jepen fletëvotimet përkundër që emrat e tyre nuk e kanë qen në listën e votuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat