Kadri Veseli: Pasha besën të gjithë do t’i mund në zgjedhje, edhe rëndë bile

Aktuale

Kadri Veseli: Pasha besën të gjithë do t’i mund në zgjedhje, edhe rëndë bile

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 19:18
Kadri Veseli

Kadri Veseli, kreu i PDK-së, ka thënë sonte se është i bindur se ata do të jenë fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ne do të jemi fitues të padiskutueshëm dhe unë do të jem kryeministër i Kosovës”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, partitë tjera kot lodhën që po bëhen bashkë.

“Kot po lodhën që po bëhen bashkë… Me u bo bashkë pasha besën kom mi mujt edhe ma ron”, ka thënë Veseli në emisionin N’Konak.

Ai po ashtu në këtë emision ka folur edhe për “vijat e kuqe”, duke thënë se ato ekzistojnë vetëm për Serbisë dhe korrupsionin, por jo për shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat