Kryeziu: Vetëvendosja do shënojë fitore plebishitare në zgjedhje

Aktuale

Kryeziu: Vetëvendosja do shënojë fitore plebishitare në zgjedhje

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:17
Taulant Kryeziu

Anëtari më ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Kryeziu ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen me datën 6 tetor.

“Vetëvendosje në zgjedhje do shënojë fitore plebishitare”, ka thënë bashkëthemeluesi  i Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Institutit për Integrime Europiane (EPIK).

“Ne vazhdojmë të themi se çdo votë për Vetëvendosjen është votë për të dërguar PDK’në në opozitë. Me LDK’në kemi pasur bashkëpunim të mirë në opozitë dhe mendoj se kjo ka qenë platformë e mirë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen”

“Ne sot shkelim fondet e Bashkimit Europian me fondet e IPA’së, në rrugë dhe infrastrukturë”

Ndërkohë ai edhe i është përgjigjur akuzave të Molliqaj i cili tha se VV nuk do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Nuk është Vetëvendosje më që heq njerëzit nga vetura”, ka thënë Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat