Limaj: Pa njohje nga Serbia, nuk mund të flitet për kufirin

Aktuale

Limaj: Pa njohje nga Serbia, nuk mund të flitet për kufirin

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 00:51
Fatmir Limaj

Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se nuk mund të flitet për korrigjim të kufirit me Serbinë pa njohje nga Serbia.

“Dy shtetet njihen njëra me tjetrën pastaj definohen kufijtë. Ne shkojmë për njohje, por ne nuk kemi asnjë propozim zyrtar nga Serbia. Duhet filluar dialogu për njohje”, ka deklaruar Limaj në T7.

Ai më tej ka thënë edhe për fjalorin e partive në prag të fushatës zgjedhore.

Limaj ka pohuar se partitë politike nuk duhet të japin premtime të rreme në fushatën për zgjedhjet e reja.

“Vendi është në udhëkryq, nuk ja vlen me marrë një votë më tepër nëse nuk realizohet ajo që premtoni”, ka pohuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat