Ernest Luma: Në Vetëvendosje nuk kanë mbetur politikanë “nomadë” që aderojnë nga partia në parti

Aktuale

Ernest Luma: Në Vetëvendosje nuk kanë mbetur politikanë “nomadë” që aderojnë nga partia në parti

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 23:30
Ernest Luma

Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini kanë komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike dhe (mos) arritjen e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Ernest Luma i cili në të kaluarën ka bartur funksione në AAK ka befasuar me opinionin e tij për Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se në “Vetëvendosje nuk kanë mbetur politikanë nomad që kanë aderuar nga një parti në tjetrën vetëm për të mbijetuar në politikë”.

Luma ka thënë se politikanët e tillë që i kishin ardhur Vetëvendosjes nga FER-i i dikurshëm por sipas tij ata erdhën në Vetëvendosje “pas të gjitha dështimeve që kishin pasur në politikë”.

Ai ka thënë se këto figura janë fuqizuar në Vetëvendosje dhe nga këto largime kjo parti “nuk do të ketë ndonjë hendikep”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat