Haziri: LDK dhe PDK dallojnë si dita me natën – aty janë dy kryetarë

Aktuale

Haziri: LDK dhe PDK dallojnë si dita me natën – aty janë dy kryetarë

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 00:44
Lutfi Haziri

Shefi i Shtabit të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti ka hyrë në proces të përgatitjes për zgjedhjet e 6 tetorit.

“LDK ka ndërtuar mobilizimin e brendshëm që të jetë e përgatitur për konkurrim ndaj partive dhe koalicioneve të konfirmuara”, ka thënë Haziri.

“Për të fituar kësaj here jo vetëm për shkak të ecjes në takime me qytetarë që kemi parë por edhe për shkak të programit politik që kemi strukturuar. Unifikimi i LDK-së ka bërë të LDK të rreshtohet pas një gruaje, Vjosa Osmanit  – profesoreshe që ka dëshmuar që ka përgatitjen dhe është e gatshme të hyjë në ndryshimet e pritura në Republikën tonë. Lista e LDK-së është listë e besimit. Duam të plasojmë besim jo vetëm shpresë”, ka thënë Haziri në Analiza Zgjedhore.

Sa i përket rivalitetit me PDK-në, ai ka thënë se me ta dallojnë shumë.

“LDK me PDK dallon si nata me ditën. Jo për shkak të ‘background’ por për shkak të politikave që kemi që janë të dallueshme. Dikush mund të thotë se nata dhe dita e bëjnë 24 orëshin, por janë rivale politike. Mendoj hilja politike e PDK-së ka marrë fund që është përdorë ndaj LDK-së që të kapitalizohet që proceset e mëdha të mbyllet dhe që LDK të del si parti e pabesueshme para njerëzve”.

“Helmimi i pusit” ka ndodh nga pesë funksionarët e PDK-së që e ka bërë parti të pabesueshme. 12 vjet janë në pushtet dhe nuk e kanë përfunduar një mandat të rregullt. Kultura e tyre politike është…po flasim për një subjekt politik dhe hilja tjetër është që të kapitalizohet gjithçka duke rrënuar të tjerët, me përçarje dhe forma të tjera që kanë aplikuar”.

“Ne kemi paguar çmimin e ndërtimit të shtetit. Shpesh nuk jemi mirëkuptuar nga anëtarët tanë. Pse tash e kemi tërheq këtë vijë sepse nga 2017 është kthyer moskomunikim. Besojmë se aty janë dy kryetarë. Moskumunkimi ka ndodhë me vite të tëra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat