PDK-ja ofertë për Mimoza Kusari-Lilën

Aktuale

PDK-ja ofertë për Mimoza Kusari-Lilën

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 12:44
Mimoza Kusari-Lila dhe Uran Ismaili

Partia Demokratike e Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë që në listën e saj ta ketë edhe Mimoza Kusari-Lilën.

Indeksonline mëson se PDK-ja ka deleguar nënkryetarin e saj, Uran Ismaili, për negociim me Kusari-Lilën.

Burimet tregojnë se subjekti i Kadri Veselit i ka dhënë një ofertë konkrete  Alternativës.

“Pjesëmarrje në listë, pavarësi në politika  e pastaj në Kuvend pas zgjedhjeve”, është premtimi i PDK-së për Kusari-Lilën.

Mimoza në zgjedhjet e 2017-s kishte grumbulluar gjithsej 20.550 vota.

Ndryshe, Alternativa nuk arriti dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit për të shkuar në zgjedhje me koalicion parazgjedhor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat