Vjosa Osmani: Nuk e duam një Kosovë ku duart e krimit vlejnë më shumë se duart e punës

Aktuale

Vjosa Osmani: Nuk e duam një Kosovë ku duart e krimit vlejnë më shumë se duart e punës

Nga: N.H Më: 4 shtator 2019 Në ora: 23:42
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre e LDK-së Vjosa Osmani, thotë se shqiptarët e Kosovës meritojnë një vend ku duart e punës vlejnë më shumë se duart e krimit.

Gjatë një takimi me banorët e lagjes Hajvali në Prishtinë, Osmani ka theksuar se raporti i saj me qytetarët e Kosovës nuk do të jetë raport i politikanit me qytetarin vartës, por i qytetarit me qytetarin, prandaj ka bërë thirrje që t’i bashkohen LDK-së në çlirimin final të Republikës nga krimi dhe korrupsioni.

‘Sa herë është rrezikuar Republika, atë e ka shpëtuar mobilizimi i qytetarëve. Beteja jonë është mes ikjes e qëndrimit, është betejë mes duarve të punës dhe duarve të krimit. Prandaj, qytetarët e Hajvalisë nuk duhet të lejojnë që t’u merret vota e cila pastaj do t’u tjetërsohet dhe t’u bartet diku tjetër’, ka thënë Vjosa Osmani.

Ja shkrimi i saj:

Nuk e duam një Kosovë në të cilën duart e krimit vlejnë më shumë se duart e punës

Sot, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të shumtë në lagjen Hajvali të Prishtinës, theksova se e gjithë Kosova, nga të moshuarit e deri tek më të vegjlit, i kanë kthyer sytë nga LDK-ja, jo për shkak të frikës, por për shkak të besimit.

Raporti im me qytetarët e Kosovës nuk është raport i politikanit me qytetarin vartës, por i qytetarit me qytetarin, prandaj u bëra thirrje që t’i bashkohen LDK-së në çlirimin final të Republikës nga krimi dhe korrupsioni.

Sa herë është rrezikuar Republika, atë e ka shpëtuar mobilizimi i qytetarëve. Beteja jonë është mes ikjes e qëndrimit, është betejë mes duarve të punës dhe duarve të krimit. Prandaj, qytetarët e Hajvalisë nuk duhet të lejojnë që t’u merret vota e cila pastaj do t’u tjetërsohet dhe t’u bartet diku tjetër.

Askush nuk mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra. Besimin tuaj nuk do ta tjetërsoj kurrë, nuk do ta dërgoj aty ku nuk duhet. Nuk e kam bërë kurrë. Qytetari është dëshmitari im.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat