Zemaj akuzon PAN-in: Në këtë qeveri është vjedhur edhe në lapsa e fletore

Aktuale

Zemaj akuzon PAN-in: Në këtë qeveri është vjedhur edhe në lapsa e fletore

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 21:36
Armend Zemaj

Një debat me temë luftimin e korrupsionit, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Armend Zemaj ka akuzuar koalicionin PAN që ka drejtuar Qeverinë e Kosovës për dy vite.

Zemaj ka thënë se në këtë qeveri është vjedhur në çdo vend.

“ Është vjedhur edhe në lapsa e fletore. Është vjedhur edhe në përmendore të dëshmorëve. Është vjedhur edhe në ndërtimin e përmendoreve. Është vjedhur edhe për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Zemaj

Ai tutje ka thënë se për Kosovës ishte gjë e mirë rënia e qeverisë.

“ Ka ndodhur gjëja më e mirë për Kosovën që kjo qeveri ka rënë. Vazhdimi i saj do të ishte vetëm e dëmshme për vendin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat