Kelmendi nuk e përjashton largimin nga LDK-ja, nuk mund të jem deputet i thjeshtë

Aktuale

Kelmendi nuk e përjashton largimin nga LDK-ja, nuk mund të jem deputet i thjeshtë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 22:51
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka folur rreth ofertave nga partitë e tjera politike, duke shtuar se nuk e di nëse do të jetë pjesë e listës për deputet ose jo.

“Nuk kam qenë kundër koalicionit LDK-VV. I kam thënë edhe zotit Mustafa që të mos ketë vija të kuqe ndaj asnjë partie”, ka shtuar Kelmendi.

Tutje Klemendi nuk është deklaruar nëse do të bëhet pjesë e listës për deputet nga LDK-ja ose ndonjë partie tjetër.

“Nuk e di nëse do të jem pjesë e listës për deputet, unë i kam parimet e mija për zhvillimin e Kosovës. Nuk po mund të kërkojë shumë nga LDK-ja pasi ka një realitet të ri në LDK me emërimin e Vjosa Osmanit për kryeministre”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat