Selmanaj: Posti i Kryeministrit për LDK-në është i panegociueshëm, letra e Kurtit jo serioze

Aktuale

Selmanaj: Posti i Kryeministrit për LDK-në është i panegociueshëm, letra e Kurtit jo serioze

Nga: V.R Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:37

I këtij mendimi është kandidati për deputet të LDK-së, Driton Selmanaj, i cili për “Bota sot”, tha se sado që takimet ndërmjet Kurtit dhe Mustafës ishin miqësore, letra e Kurtit ishte jo serioze dhe tendencë e tij për ta sunduar LDK-në.

“Në fakt kishte një bashkëpunim të mirë opozitar në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës dhe shumë njerëz kanë pritë që opozita aktuale të kthehet në qeverinë e ardhshme e Kosovës. Dhe nga frika e situatave të kaluara ku pesë minuta pa u bërë dymbëdhjetë arriheshin koalicione, atëherë njerëzit kërkonin që kjo të ndodhte në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ne kemi shprehur gatishmëri që t’jemi bashkë dhe me një listë të përbashkët por normalisht për LDK-në, posti i kryeministrit ka qenë i panegociueshëm. Kjo s’i ka pëlqyer Lëvizjes Vetëvendosje sepse si duket ata kanë menduar që të bëjnë pazare politike me LDK-në. Dhe letra publike pas takimeve shumë miqësore që kanë ndodh mes z. Kurtit dhe z. Isa Mustafa mendojmë që ka qenë një lojë e tyre sepse nuk arrihen marrëveshjet me letra publike. Takimet miqësorë të filluara e të vazhduara në mes të dy liderëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes është dashur të përfundojnë me takime miqësore sepse shihet një mundësi që LDK-ja dhe Vetëvendosje të qeverisin bashkë. Por tendenca me të kaluar në publik përmes rrjeteve sociale është shprehje e tendencës së tyre për të mos ndodh ajo, për të mos ndodh koalicioni. Sepse kërkesa e z. Kurtit ishte që ne të hapnim front në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes e jo me PDK-në e partitë tjera. Ka dashur ta transformoj garën me të tjerët në garë mes nesh. Ka qenë i gabuar hapi i Albin Kurtit. Vendimi LDK-së ka qenë shumë i drejtë dhe koha po e dëshmon që ka qenë vendim i menduar dhe i analizuar mirë”, tha Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat