Vrasja në Lagjen e Spitalit, tre të ndaluar për 48 orë - Bota Sot
Vrasja në Lagjen e Spitalit, tre të ndaluar për 48 orë

Aktuale

Vrasja në Lagjen e Spitalit, tre të ndaluar për 48 orë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 12:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në kryqëzimin e rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ku si pasojë kanë vdekur dy persona dhe dy të tjerë janë lënduar, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M., M.M., dhe F.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, deri te përleshja fizike e më pastaj ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes të të dyshuarve, F.R., M.R., dhe B.M., N.M., M.M., të cilët kanë qenë të implikuar në këtë rast.

Prokuroria thotë se në njërën anë personat me inicialet F.R., dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M., dhe M.M., kanë shtënë me armë zjarri.

“Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari  G.R. Në vendin e ngjarjes kanë reaguar menjëherë njësitet relevante duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalur në vendin e ngjarjes. Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra, kanë ndërruar jetë personat me inicialet B.M. dhe M.R. Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M., M.M., dhe F.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, dhe do të urdhërohet që të bëhet obduksioni, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...