Nesër varroset Mefail Rafuna që u vra dje në Prishtinë - Bota Sot
Nesër varroset Mefail Rafuna që u vra dje në Prishtinë

Aktuale

Nesër varroset Mefail Rafuna që u vra dje në Prishtinë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:19
Mefail Rafuna

Dy të vdekur e tre të plagosur ishte bilanci tragjik i ngjarjes së djeshme në Prishtinë pas gjuajtjes me armë në “Lagjen e Spitalit”.

Mefail Rafuna është njëri nga personat që nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Ai vdiq mbrëmë në QKUK në Prishtinë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër, në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarë të tij në rrjete sociale.

Image

“Ju njoftojme se varrimi i më të dashurit tonë, axhës, vëllait Mefail Rafunës, bëhet nesër (e shtunë) në orën 13, në varrezat e qytetit në Prishtinë”, kanë shkruar familjarë të tij në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...