Sllobadan Petroviqi i koalicionit Slloboda ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka theksuar për media se lista përmban emra të personaliteteve që kanë shërbyer në institucione të Kosovës për 15 vjet, e cila ka një kualitet të politikanëve të dëshmuar.
Në lidhje me akuzat e Listës Serbe, se ata po punojnë për interesat e veta dhe jo të qytetarëve të serbë, ai deklaroi se nuk ia vlen ta komentojë këtë, “pasi për 15 vjet është parë kush punon për interesin e serbëve, e kush për interesa personale”.