Konjufca, Hoxhajt: Më ke kontaktuar vet për ta shpërbërë Specialen, ja çfarë i thotë ai - Bota Sot
Konjufca, Hoxhajt: Më ke kontaktuar vet për ta shpërbërë Specialen, ja çfarë i thotë ai

Aktuale

Konjufca, Hoxhajt: Më ke kontaktuar vet për ta shpërbërë Specialen, ja çfarë i thotë ai

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 21:27
Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se Hoxhaj ka kërkuar nga ai e Vetëvendosja që ta votojnë shpërbërjen e Gjykatës Speciale.

“A më ke kontaktu vet për me shpërbë Gjykatën Speciale. Keni dashur ta shtyni Vetëvendosjen në një proces të rrezikshëm. Nëse nuk ka mirëbesim unë mund ta them me datë se kur më ke thënë. Më keni thënë se këtë e ka kërkuar departamenti, dhe kur e kemi vërtetuar ka dalë që është gënjeshtër. Ti më ke thirr dhe me ke thënë, Glauk ne duhet ta zhbëjmë Gjykatën Speciale sepse po na thonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoxhaj nuk i ka pas fajet, këtë e ka shtyrë Hashim Thaçi sepse ky nuk është aq figurë e madhe politike”, ka thënë ai.

Ndërkaq Hoxhaj e ka mohuar t’i ketë kërkuar Konjufcës një gjë të tillë.

“Kjo është rrenë, unë asnjëherë nuk kam kërkuar që ta bëni një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Debati mes Hoxhajt e Konjufcës ka nisur për propozimin e Vetëvendosjes për dialog të brendshëm me serbët e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se Vetëvendosja ka dashur t’i jap më shumë të drejta serbëve.

Ai thotë qasja e VV-së që duhet të ketë dialog të brendshëm më serbët e Kosovës dhe jo me Serbinë, ka qenë e gabueshme dhe e pamenduar.

“Qasja juaj që duhet të ketë dialog të brendshëm me serbët e suspendon kapitullin 35”, ka thënë ai.

Hoxhaj tutje ka përmendur taksën ndaj Serbisë e cila thotë se është vendosur në kohën kur qeverisi koalicioni PAN.

Konjufca ka thënë se Vetëvendosja ka dashur të bisedojë me serbet e Kosovës për zhvillim ekonomik, për bujqësi e kushte të ndryshme që ata pretendojnë se iu mungojnë.

Ai tutje ka mohuar se ata kanë dashur të bisedojnë për çështje etnike.

Konjufca e ka pyetur Hoxhajn nëse Kosova duhet të vendosë vetë për Gjykatat apo duhet ta pyes Serbinë, duke konsideruar të nevojshëm dialogun me qytetarët e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...