Lista Serbe kandidon për deputet ish-agjentin e BIA-s që ishte këshilltar i Thaçit

Aktuale

Lista Serbe kandidon për deputet ish-agjentin e BIA-s që ishte këshilltar i Thaçit

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 22:04
Branisllav Nikoliq, Hashim Thaçi

Branisllav Nikoliq, është kandidat për deputet nga radhët e Listës Serbe. Ai para dhjetë vitesh ishte agjent i shërbimit sekret serb punonte kundër UÇK-së, e më pas u emërua si këshilltar i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në vitin 2009, ishte publikuar një bisedë në televizionin publik të Kosovës ku disa persona merrnin shuma të mëdha parash në këmbim të deklaratë të rrejshme për transplantim organesh, e njëri prej tyre edhe Branisllav Nikoliq.

Hashim Thaçi, pas publikimit të lajmit, e liroi atë nga detyra.

E sot, po i njëjti, kandidon për deputet nga radhët e partisë serbe, Lista Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat