Edhe Elmire Nikçi Rexha kandidate për deputete nga LDK-ja

Aktuale

Edhe Elmire Nikçi Rexha kandidate për deputete nga LDK-ja

Nga: A.M. Më: 7 shtator 2019 Në ora: 19:27
Elmire Nikçi Rexha

Elmire Nikçi Rexha do të jetë kandidate për deputete nga LDK-ja

Këtë e ka konfirmuar vet ajo, përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se “Lidhja Demokratike e Kosovës më dha besimin për ta përfaqësuar atë në garën për deputet të Parlamentit të Kosovës”

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi listën e kandidatëve për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Të dashur familjarë, miq dhe qytetarë të vendit tim,

Lidhja Demokratike e Kosovës më dha besimin për ta përfaqësuar atë në garën për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Unë mendoj që do të mund të kontriboj në të mirë të vendit tim, vendit ku kontribuan të parët tanë, vendit ku u formuam ne dhe vendit ku rriten fëmijët tanë, pra shtetit tonë që me aq mund e krijuam!

Unë pres mbështetjen tuaj që Kosovën ta udhëheqim ne,

Lidhja Demokratike e Kosovës,

në krye me gruan më të fortë që na përfaqëson për kryeministre të vendit

znj. Vjosa Osmani.

Duke mos dyshuar në asnjë moment,

me ndihmën tuaj kjo mund të arrihet!

E juaja,

Elmire Nikçi Rexha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat