Avdullah Hoti: Qeveria PAN përkeqësoi gjendjen ekonomike në Kosovë

Aktuale

Avdullah Hoti: Qeveria PAN përkeqësoi gjendjen ekonomike në Kosovë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 13:49
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se gjatë Qeverisë PAN, gjendja ekonomike në Kosovë është përkeqësuar.

Sipas tij, në të gjithë treguesit ekonomikë del se Qeveria LDK ka performuar më mirë.

“Trendi i të hyrave ka rënë, i shpenzimeve është rritur. Trendi i importit është rritur, eksporti i njëjtë. Papunësia është rritur”, ka shkruar Hoti.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat