Njëri nga të plagosurit në përleshjen me armë në Prishtinë ende në gjendje të rëndë shëndetësore - Bota Sot
Njëri nga të plagosurit në përleshjen me armë në Prishtinë ende në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktuale

Njëri nga të plagosurit në përleshjen me armë në Prishtinë ende në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrezik për jetë vazhdojnë të jenë edhe dy persona të tjerë që mbetën të plagosur të enjten gjatë përleshjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” të Prishtinës. Pacientët që po qëndrojnë në spital, axhë e nip, janë të familjes Rafuna. Detaje rreth gjendjes shëndetësore të këtyre pacientëve ka dhënë për të dielën mjeku i QKUK-së, Shaqir Uka, shef i mjekimit intensiv.

Uka tha se njëri nga dy pacientët është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Të dy pacientët vazhdojnë të trajtohen në mjekimin intensiv të QKUK-së edhe më tutje. Gjendja shëndetësore e tyre tek njëri pacientë është më stabile, ndërkohë tek tjetri gjendja shëndetësore është më e rëndë. Të dy këta janë nën përkujdesjen e mjekimit intensiv”, ka deklaruar për media, doktori i cili po merret me mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore të këtyre pacientëve.

Detaje se si filloi e gjithë përleshja mes anëtarëve të familjes Mehmeti e Rafuna, ka dhënë edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas Prokurorisë, gjithçka kishte filluar me një përleshje fizike, për të përfunduar më pas me të shtëna armësh.

“Në njërën anë personat me inicialet F.R. dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M. dhe M.M., kanë shtënë me armë zjarri. Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari G.R”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...