Donika Gërvalla reagon pas aderimit të ish-komandantit të Koshares në PDK - Bota Sot
Donika Gërvalla reagon pas aderimit të ish-komandantit të Koshares në PDK

Aktuale

Donika Gërvalla reagon pas aderimit të ish-komandantit të Koshares në PDK

Nga: N.H Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:48
Donika Gërvalla dhe Hisen Berisha

Ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, e cila për 27 vite ishte pjesë e LDK-së, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, lidhur me aderimin e ish-komandantit të Koshares, Hisen Berisha, në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Donika Gërvalla përmes një shkrimi të shkurtër në llogarinë e saj, e ka quajtur si të trishtueshëm veprimin e Berishës.

“Sa trishtuese kjo fotografi...”, shkruan Donika Gërvalla, në fotografinë ku shihen Hisen Berisha dhe Kadri Veseli.

Kujtojmë se kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli bëri të ditur se i është bashkuar ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha.

Kreu i PDK-së, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se bashkë mijëra të rinj që po i bashkohen PDK-së dhe vizionit të tij, do ta ndërtojnë të ardhmen e qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...