Besa Luzha: Listat duhet të bëhen me një burrë-një grua për ta arritur barazinë

Aktuale

Besa Luzha: Listat duhet të bëhen me një burrë-një grua për ta arritur barazinë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:05
Besa Luzha

Kandidatja për deputete nga lista e koalicionit AAK-PSD, Besa Luzha, ka thënë se hyrjen në politikë edhe për arsyen se dëshiron që me pjesëmarrjen të rritë numrin e grave në vendimmarrje.

“Mendova që ishte koha sepse vërtetë sfidat që po e presin Kosovë po e kërkojnë angazhimin e secilit prej nesh, të secilit profil. Gjithmonë kemi parë që ka ankesa për mungesën e angazhimit të grave ne politikë, Ndonjëherë i kemi vet fajet sepse hezitojmë të hyjmë duke menduar se politika është shume ashpër dhe vetëm për burra dhe kemi qejf të qëndrojmë në një zonë ku është më rehat”.

“Por, ndonjëherë duhet me marrë atë vendim nëse konsideron se ke dijen, vendosmërinë dhe guximin të shkosh një hap më tutje, atëherë pse jo?”.

“Ndikimi nuk është se i pakët edhe në shoqërinë civile. Ajo që më ka shtyrë me marrë guximin me dalë në anën tjetër është se gjërat mund të bëhen më shpejt sepse mundësia procedurale është pak më e shpejtë. Unë kam hyrë me të vetmin qëllim që në Parlament p.sh me 30 gra mund të bëj shumë ndryshe, pavarësisht partisë ku janë”.

“Ne gratë do të luftojmë që të mos ketë kuotë të jobarabartë.

“Ne vazhdimisht flasim për barazi, por në njëfarë mënyrë jemi vetëkënaqur dhe kemi lejuar edhe gratë deputete që janë vetëmjaftuar me kuotën 30 për qind. Nuk kanë luftuar më tepër dhe ne e kemi ligjin që është për barazi 50 me 50”.

“Ka subjekte si PSD që kanë avancuar në këtë aspekt dhe listën e kanë bërë 50 me 50. Konsideroj se në një subjekt politik nuk mund të kesh barazi me 30 për qind”.

“Nëse do të jesh i barabartë, urdhëro listën dhe bëje një burrë, një grua. Kjo është barazia. Nuk po flas vetëm për listë, pro si normë që duhet vendosur”.

“Ne gjithmonë po themi se nëse duam vërtet barazi atëherë duhet të kemi një trajtim që çdo subjekt politik, çdo organizim dhe çdo institucion duhet të sigurojë që jo minimum, por tamam 50 me 50 me qenë përbërja sepse kjo ta jep mundësinë e barabartë”.

“Atëherë kur e ke mundësinë e barabartë të garosh, atëherë le të garojë vlera”.

Luzha në Analiza Zgjedhore në Klan Kosova shtoi se gratë në debate nuk do të kenë ngritje të zërit dhe ofendime pse mendojnë ndryshe nga njëra-tjetra.

“Nuk kemi ardhë si shoqe të mira këtu, por po themi se unë e shoh ndryshe zgjidhjen e dialogut nga Eliza apo Ardita, ne do ta ruajmë nivelin e bisedës, nuk e ngrisim zërin apo ofendojmë për shkak se mendojmë se ndryshe e zgjidhim problemin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat