Bejtullah Osmani dhe Bedri Azemi i bashkohen LVV-së

Aktuale

Bejtullah Osmani dhe Bedri Azemi i bashkohen LVV-së

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:10
Bejtullah Osmani dhe Bedri Azemi, janë bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

Bejtullah Osmani dhe Bedri Azemi, janë bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

Kurti thotë se Osmani e Azemi janë dy ushtarë me përvojë si në luftë ashtu edhe në paqe.

Njoftimi i Kurtit

Bejtullah Osmani dhe Bedri Azemi janë bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dy ushtarë me përvojë si në luftë ashtu edhe në paqe.

Bejtullahu Osmani në qershor të vitit 1998 u kthye nga disa vite emigrim në Zvicër për t’u bërë pjesë e UÇK-së në Zonën e Shalës dhe të Karadakut. Pas luftës, ka përcjellur transformimin e UÇK-së në TMK për të shërbyer në Zonën numër 6 të saj dhe më pas ka qenë pjesë e FSK-së në Batalionin e Reagimit të Shpejtë deri në daljen në pension.

Bedri Azemi prej vitit 1981 nuk ka munguar në angazhimin kombëtar deri në mobilizimin brenda radhëve të UÇK-së. Në TMK ka mbajtur gradën nënkolonel dhe ka qenë shef kabineti në Komandën e Logjistikës. Aktualisht jeton në Itali me familjen ku edhe ushtron një biznes të vogël në ndërtimari.

Bejtullahu dhe Bedriu kanë qenë gjithnjë në nivelin e detyrës qytetare, patriotike dhe ushtarake. Përvoja dhe përgatitja e tyre na ndihmojnë t’i paraprijmë të ardhmes tonë të mirë e të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat