Haradinaj: Nuk ka njerëz në sistemin gjyqësor që e kam çu unë, e kanë bërë PDK e LDK - Bota Sot
Haradinaj: Nuk ka njerëz në sistemin gjyqësor që e kam çu unë, e kanë bërë PDK e LDK

Aktuale

Haradinaj: Nuk ka njerëz në sistemin gjyqësor që e kam çu unë, e kanë bërë PDK e LDK

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:22
Ramush Haradinaj

“Në Kosovën tonë të dashur ka aktakuza me porosi politike dhe ka njerëz që thonë se kujt e kujt me ja ngrit aktakuzën”. Kështu ka thënë Ramush Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

Ai thotë se një gjë të tillë e bëjnë ata që e kanë sjellë punën e sistemit gjyqësor aty ku është sot.

Betim Musliu, nga Instituti për Drejtësi, e pyeti kryeministrin në detyrë për ministrat që nuk e kanë marrë pagën me rritje duke i thënë nëse kjo iu bë me qëllim ndaj tij.

“Bedri Hamza i ka pasur 5 mijë euro prej BQK-së, pse m’i marrë 1500 prej qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk kam shumë impute, nuk i njoh shumë prokurorë e gjyqtarë. Nuk kam qenë president, as ministër i Drejtësisë. S’ka njerëz në sistem gjyqësor që i ka çu Ramush Haradinaj, krejt sistemin gjyqësor në Kosovë e kanë ndërtuar ata që kanë qenë në pushtet, që i bie PDK e LDK”, ka thënë ai.

Megjithatë duke folur për Elez Blakajn, dhe deklaratën e Albin Kurtit se do ta kthejë në Kosovë ish-prokurorin, Haradinaj ka thënë se “në sistemin e drejtësisë natyrisht jo të gjithë janë të emëruar”.

“Ai sot mundet me u kthy në Kosovë. Ka Elez Blakaj edhe në Kosovë”, ka thënë ai

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...