Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Blerim Latifi, ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për sistemin gjqyësor në vendin tonë. Latifi thotë se kur PDK të marrë postin e kryeministrit ligji do të funksionojë.
“Secili që ka bërë një krim do përgjigjet para ligjit”, ka thënë Latifi.
“Ne nuk jetojmë në komunizëm ku për veprat e një individi akuzohet i gjithë subjekti”
Tutje Latifi ka thënë se PDK e ka larguar një fenomen shumë të përhapur dhe të zakonshëm në skenën politike të Kosovës, atë të riciklimit të kandidatëve për deputetë në lista të votimit.